Ancelotti do që të rikthehet në Premier League - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ancelotti do që të rikthehet në Premier League

NULL NULL
12/11/2015

Carlo Ancelotti ka mohuar se ka qenë në kontakt me Liverpool gjatë tetorit, ndërsa ka thënë se do të dëshironte shumë që të rikthehej në Premier League.

Ancelotti përflitej se do ta zëvendësojë Brendan Rodgers, para se Jurgen Klopp të kalojë në Anfield.

56 vjeçari është i papunë që prej kur u shkarkua nga detyra e kryetrajnerit të Real Madrid në fund të sezonit 2014-2015.

“Dua të kthehem të punojë në Angli. E dua futbollin këtu, ende kam një shtëpi në Londër, pra dua që të jem pjesë e ndonjë klubi që garon për tituj në Premier League dhe Evropë”.

“Mendoj që Liverpool është skuadër e mirë, ata kanë shumë lojtar të rinj të mirë – Philippe Coutinho, Roberto Firmonho, Christian Benteke. Nëse ata gjejnë ndonjë lojtar si Gerrard apo Carragher do të mund të ishin shumë të fortë”, ka thënë Ancelotti.

Italiani ka vazhduar më tej duke thënë se nuk ka qenë në bisedime me The Reds dhe po të kishte qenë do ta pranonte një gjë të tillë, transmeton Klan Kosova.