Ancelotti dhe Antetekounmpo, kur mendjet fituese mendojnë njëjtë NULL NULL 04.05.2023 21:47 04.05.2023 21:47 Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, e ka lavdëruar fjalimin e dy herë MVP-s ësë NBA-së, Giannis Antetekounmpo, pas eliminimit nga playoffi. Milëaukee Bucks ishin renditur të parët në Konferencën Lindore të kësaj lige gjatë sezonit të rregullt, mirëpo u eliminuan në raundin e parë nga Miami Heat. “Bisha greke” refuzoi ta quajë sezonin si dështim kur u ngacmua me një pyetje të tillë nga mediat. “Nuk është dështim. Janë hapa drejt suksesit”, kishte thënë Antetekounmpo. “Michale Jordani kishte luajtur 15 vjet, i kishte fituar gjashtë tituj. A ishin nëntë vjetët tjerë dështim?”. “Nuk ka dështim në sporte. Ka ditë të mira, ditë të këqija. Në disa ditë ju arrini të jeni i suksesshëm. Në disa ditë të tjera jo. Në disa ditë është radha juaj, e në disa ditë jo. Ky është sporti. Ju nuk fitoni gjithmonë.” Kjo i ka rënë në vesh, mjeshtrit të futbollit, Ancelottit, i cili mes shumë titujve të fituar, numëron katër sosh të Ligës së Kampionëve, dy me Milanin e dy me Real Madridin. “Ajo që e tha Antetekounmpo ishte briliante…dështim është kur nuk tenton të bësh dicka po aq mirë sa mundesh. Kur tenton ta bësh më të mirën, ke ndërgjegje të pastër, dhe ky nuk është kurrë një dështim, jo vetëm në sport por në jetë”, ka thënë Ancelotti. “Në sport, ju humbisni më shpesh se sa fitonu, kam një kabinet të madh me shumë trofe, mirëpo nëse do t’i përfshija të gjitha ato që i kam hum bur, nuk do ta kisha një kabinet, por do ta kisha një shtëpi”.