Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Analisti Çerimagiq: Merz nuk do ta anulojë planin franko-gjerman (VIDEO)

NULL NULL
25.02.2025 20:31
Friedrich Merz, kandidati për kancelar të Gjermanisë. Foto: AP

Friedrich Merz e ka obliguar veten ta bëjë qeverinë e re të Gjermanisë deri për festën e Pashkëve.

Për këtë, pretendenti për kancelar, që fitoi në zgjedhjet e së dielës në Gjermani, me Unionin Kristian Demokrat dhe partinë simotër Unioni Social Kristian, bëri telefonatat e para në adresë të Socialdemokratëve, raporton Klan Kosova.

E në rast se do të ketë koalicion “Kuq e Zi”, si quhet ndryshe bashkimi eventual CDU-SPD, atëherë, në planin qeverisës të tij, sipas një eksperti nga Berlini që merret me integrime evropiane, do të zyrtarizohet edhe ideja për zgjerimin e BE-së me Ballkanin Perëndimor.

Adi Çerimagiq, analist në ESI, tha se plani franko-gjerman për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, për të cilin pati pajtim mes këtyre dy të fundit, do të vazhdohet edhe nga kancelari i ri gjerman.

Kronikën e plotë ndiqeni në vijim:

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.