Ana dhe Arta kritikojnë mënyrën e të menduarit të Shotës, thonë se më "nuk duan shoqëri me të" (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ana dhe Arta kritikojnë mënyrën e të menduarit të Shotës, thonë se më “nuk duan shoqëri me të” (VIDEO)

NULL NULL
11.01.2023 20:24

Banoret e Big Brother VIP Kosova, Ana dhe Arta kanë biseduar sot për ish konkurrenten e shtëpisë së “Vëllait të Madh”, Shota Baraliun.

Dyshja janë shprehur të dëshpëruara nga mendimet e Shotës mbi tema të caktuara, që duket të kenë shkaktuar hatër mbetje mes tyre.

“Kurrë në jetë, shtatë milionë falje të mi kërkojë, ia pranoj por e vërteta qëndron. I kam shkuar nerva. Nuk më ka çuditur sepse i kam dëgjuar plot detaje tjera, send që pritet. Një njeri i tillë, mua nuk më çuditë. Unë s’do të rrija me asi lloj njeriu”, ka thënë Arta.

Ndërsa, Ana ka thënë se ajo personalisht i lufton njerëzit me mendime si të Shotës, prandaj nuk sheh më arsye të ketë shoqëri me të.

“Mua më ka çuditur. E kam ditur që ajo flet dhe shprehet me fjalë vulgare, por për shumë sende nuk e kam ditur që mendon përnjëmend ashtu. Pastaj, ajo çfarë thoshte i bie që ‘ti përnjëmend’ mendon edhe për mua ashtu, veç s’ke mundur ta thuash kurrë. Unë këta njerëz i luftoj, s’kam pse rri me të”, ka thënë Ana.