Amrabati takohet me Liverpoolin NULL NULL 19.12.2022 18:13 19.12.2022 18:13 Ylli i Marokut në Kupën e Botës, Sofyan Amrabat, është takuar me Liverpoolin lidhur me një marrëveshje potenciale. Trajneri i të Kuqve, Jurgen Klopp, e ka bërë lojtarin e Fiorentinës prioritet të afatit kalimtar të janarit. Mesfushori shkëlqeu në Katar duke e ndihmuar kombëtaren e tij që ta prekë gjysmëfinalen dhe të renditet e katërta. Lojtari i lindur në Holandë është ndër emrat më të lakuar që kanë dalë nga ky kompeticion.