18:25, 15 Maj 2019

Autoritete në Venezuelë në krye me Nicolas Maduro pretendohet se kanë kryer krime kundër njerëzimit gjatë protestave anti-qeveritare në këtë vend.

Kështu është thënë nga Organizata Ndërkombëtare Amnesty International, e cila i kërkoi Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC) të hetojë torturën dhe vrasjet që u bënë gjatë kohës së krizës në Venezuelë.

Amnesty International dërgoi një mision për gjetjen e fakteve në Venezuelë në shkurt për të hulumtuar protestat anti-qeveritare që ndiqnin betimin e Juan Guaido-s, i cili më 23 janar e deklaroi veten President, shkruan Al Jazeera, transmeton Klan Kosova.

“Natyra e sulmeve… niveli i koordinimit nga forcat e sigurisë, si dhe shenjat e modeleve të ngjashme në vitet 2014 dhe 2017, bën që Amnesty International të besojë se autoritetet venezuelase kanë kryen krime kundër njerëzimit”, thuhet në deklaratën e tyre.

Guaido, është futur në një luftë të ashpër pushteti me Maduron, i cili ka mbështetjen e Rusisë, Kinës dhe Turqisë, si dhe ka kontrollin e shumicës së institucioneve të vendit, duke përfshirë edhe ushtrinë.

Ndërsa Maduron akuzon Guaidon dhe Shtetet e Bashkuara për një grusht-shtet të mundshëm.

Ndryshe, Guaido, udhëheqësi i legjislaturës së kontrolluar nga opozita në Venezuelë, që nga koha kur deklaroi veten President është njohur nga më shumë se 50 vende të udhëhequra nga SHBA.

klankosova.tv

Konkurs Pune

Lexo më shumë