Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Amir Rrahmani nga sezoni i ardhshëm do të luaj në Serie A

NULL NULL
26.06.2019 17:52

Qendërmbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani edhe zyrtarisht do jetë pjesë e Serie A për edicionin e ri.

Rrahmani sot ka kryerë testet fizike te Hellas Verona e ku më pas ka nënshkruarë kontratë katër vjeçare.

Pas nënshkrimit të kontratës Rrahmani është shprehur se për të është një hap i madh transferimi në Itali.

“Është hap i madh për mua të transferohem në Itali, veçanërisht në Serie A dhe në Hellas Verona. Shpresoj të kem fillim të mbarë dhe të bëj ndeshje të mira dhe një sezon të mirë personalisht dhe me klubin. Forza Hellas!”., ka thënë Rrahmani.

Ai u transferua nga skuadra e madhe kroate Dinamo Zagreb.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.