14:26, 18 Janar 2020

Mbrojtësi kosovar, Amir Rrahmani, si një talent i brumuar në skuadrat kosovare të futbollit, ka arritur që të korrë suksese edhe jashtë vendit.

Fillimisht ai ishte pjesë e skuadrës “Ramiz Sadiku” në Prishtinë, njofton Klan Kosova.

Pastaj ai iu bashkua skuadrës Verona më 1 korrik të vitit 2019, për t’u transferuar më vonë në gjigantin italian – Napoli.

Transferimi i mbrojtësit nga Verona,  gjigantit italian i ka kushtuar 14 milionë euro.

25 vjeçari që doli nga futbolli i Kosovës do t’i përfitojë nga 1.8 milionë euro në sezon.

klankosova.tv

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë