Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Amir Rrahmani mungon kundër Irlandës së Veriut

NULL NULL
23.09.2022 21:16

Kombëtarja e Kosovës pasditen e sotme e ka mbajtur stërvitjen e fundit në Belfast para ndeshjes së nesërme kundër Irlandës së Veriut.

Atmosfera dhe motivi për fitore tek Dardanët është në nivel të lartë, por brengosëse për përzgjedhësin Giresse është konfirmimi i mungesës së kapitenit Amir Rrahmani për këtë duel.

Në fakt, përkundër dëshirës së madhe të futbollistit që të paraqitet në këtë ndeshje, pas testimeve në stërvitjen e sotme, u konstatua se paraqitja e tij në duelin me Irlandën e Veriut do të paraqiste rrezik për ndonjë lëndim më të madh për futbollistin.

Rrahmani do të vazhdojë të jetë nën përkujdesjen e stafit mjekësor dhe do të bëhet përpjekje që të riaftësohet për lojë për ndeshjen e dytë kundër Qipros, transmeton Klankosova.tv.

Rrahmani që nga dita e parë e grumbullimit me Kosovën ka stërvitur i diferencuar nga pjesa tjetër e ekipit, pasi në ndeshjen e fundit që skuadra e tij Napoli e zhvilloi me Milanin pësoi lëndim.

Ndërkohë, në konferencë për media, e cila u mbajt para stërvitjes, janë paraqitur përzgjedhësi Alain Giresse dhe Bersant Celina, të cilët dhanë opinionet e tyre për duelin e nesërm.

Ai ka thënë se presioni për fitore në këtë ndeshje është në anën e Irlandës së Veriut, por se Dardanët synojnë të marrin rezultat pozitiv.

Përballja ndërmjet Irlandës së Veriut dhe Kosovës zhvillohet të shtunën prej orës 18:00 në Belfast.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.