Amerikania e MCC-së viziton investimin për ajër të pastër (VIDEO) NULL NULL nga Agnesa 23.05.2022 21:42 nga Agnesa 23.05.2022 21:42 Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës është vizituar të hënën nga zëvendëspresidentja e MCC-së, Alicia Mandaville. Kjo e fundit shkoi atje për të mbikëqyrur implementimin e projektit të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit, që në vitin 2017 e pajisi IHMK-në me stacione të cilësisë së ajrit. Mysafirja thotë se në ditët që kaloi në Kosovë, cilësia e ajrit iu duk e mirë, njofton Klankosova.tv E kryeshefi ekzekutiv i Fondacionit Millennium Kosova, Petrit Selimi, e vlerësoi punën e stafit në implementimin e projektit. U.d. drejtor i IHMK-së, Agron Shala, u shpreh falënderues, por theksoi se edhe stacionet e tjera kanë nevojë për investime në të ardhmen. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 11 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 11 orë më parë
Kosova Fakulteti Juridik i UP-së në top 3-shën e gjithë botës, Osmani: Sukses historik 13 orë më parë