Amerika voton pro hyrjes së Suedisë e Finlandës në NATO NULL NULL 04.08.2022 00:31 04.08.2022 00:31 Foto e përpunuar nga Klankosova.tv. Senati amerikan, me shumicë dërrmuese votash votoi pro pranimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO. Me 91 vota për dhe një kundër, ShBA-të i dhanë dritën jeshile liderëve në Helsinki dhe Stokholm të cilët pritet që këtë pranverë t’i bashkohen aleancës, si përgjigje ndaj fushatës agresive ndërkufitare të Rusisë, shkruan Washington Post, transmeton Klankosova.tv. Udhëheqësi i shumicës në Senat, Charles Schumer e quajti votimin “një sinjal për Rusinë”. Pranimi i Suedisë dhe Finlandës në NATO, i cili ende duhet të finalizohet nga disa vende të tjera anëtare, do të rriste asetet ushtarake të aleancës, veçanërisht pasi arsenalet e konsiderueshme të artilerisë, avionëve luftarakë dhe armëve detare të dy vendeve janë tashmë të pajtueshme me sistemet e NATO-s. Sipas nenit 10 të kartës së NATO-s, vende të tjera evropiane mund t’i bashkohen aleancës “me marrëveshje unanime.” Shtatë vendet që ende nuk kanë ratifikuar anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës përfshijnë disa ku kundërshtimi mund të përbëjë një pengesë, si Hungaria dhe Turqia. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova "Është befasi": Çka po planifikon Arianit Koci me protestën e tij te Kuvendi? (VIDEO) 01/07/2025
Kosova Koci: Pas vendimit të Kushtetueses po shihet se bllokuesi është Albin Kurti (VIDEO) 01/07/2025
Lajme Babai përdhunon vajzën e tij 12-vjeçare në Patos, nëna: Të marrë dënimin më të ashpër 01/07/2025