Amerika ndihmon Nepalin NULL NULL 05/05/2015 05/05/2015 Helikopterët e ushtrisë amerikane kanë filluar sot misionet e zbulimit në Nepal për vlerësimin e nevojave në zonat e braktisura të vendit ku ndihma është më se e nevojshme, nëntë ditë pas tërmetit që la më shumë se 7 300 të vdekur. Helikopterët amerikanë do të angazhohen që të dërgojnë ekipe shpëtimi dhe furnizime në rajone të ndryshme të Nepalit. “Ne kemi ekipe kërkimi dhe shpëtimi që janë në pritje për të shkuar në zonat e thella, ne kemi materiale humanitare duke përfshirë këtu edhe strehimin”, tha Paul Kennedy, gjeneral i brigadës amerikane. Sipas bilancit të fundit pëe tërmetin e 25 prillit, numri i të vdekurve ka arritur në 7 365 persona dhe rreth 14 000 persona të plagosur. Autoritetet nepaleze kanë parashikuar një rritje të mëtejshme të numrit të viktimave.