Amerika mbështet gjykatën për krimet ruse kundër Ukrainës NULL NULL 29.03.2023 00:25 29.03.2023 00:25 Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin krijimin e një gjykate speciale për krimin e “agresionit” kundër Ukrainës, ka thënë një i dërguar i lartë në Departamentin e Shtetit. Kjo përbën edhe herën e parë të bërë publike se si Uashingtoni do të mbështeste shtytjen e llogaridhënies së Ukrainës mbi pushtimin rus, shkruan Aljazeera, transmeton Klankosova.tv. Ukraina, Bashkimi Evropian dhe Holanda kanë mbështetur publikisht idenë e një tribunali special. Rusia, e cila i quan veprimet e saj në Ukrainë një “operacion special ushtarak”, ka mohuar akuzat për krime lufte, duke përfshirë shënjestrimin e qëllimshëm të civilëve ukrainas, mijëra prej të cilëve janë vrarë. Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) lëshoi një urdhër arresti në fillim të këtij muaji duke akuzuar presidentin rus Vladimir Putin për krimin e luftës për dëbimin e paligjshëm të qindra fëmijëve nga Ukraina. Gjykata bëri të ditur se ka arsye të bazuara për të besuar se Putini mban përgjegjësi penale individuale. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.