Amerika, Majkos: Je i rrezikuar nga shërbimet iraniane NULL NULL 10.08.2018 10:38 10.08.2018 10:38 Ish-kryeministri dhe ministri aktual i Diasporës, Panedeli Majko është nën kërcënim nga agjentë të shërbimit sekret iranian. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Majko, në një intervistë dhënë për rrjetin televiziv amerikan, “Fox News“. “Ish-kryeministri shqiptar Pandeli Majko i tha Fox News se zyrtarë amerikanë i kanë thënë që të rrisë sigurinë personale, pas informacioneve për një kërcënimi kundër tij. Ndërsa ai (Majko) tha se strategjia e Iranit në rajon është e pashembullt,- dhe shtoi- nuk kam frikë“,- raporton televizioni amerikan. Majko njihet si mbështetës i kauzës së muxhahedinëve -opozitës së regjimit të Iranit që ndodhet në Shqipëri. Në një bisedë me gazetarin e “Fox News” Majko thotë se nga shërbimet amerikane i është thënë të ketë kujdes dhe të rrisë ruajtjen personale, përcjell mapo.al, transmeton Klan Kosova. Një muaj më parë, autoritetet e BE deklaruan se ndaluan një sulm terrorist në një vend të Bashkimit Europian, të organizuar nga shërbimi sekret iranian. Arrestimet e atentatorëve të dyshuar u bënë në Vjenë. Mes të ndaluarve ishte dhe një diplomat i ambasadës së Iranit. Sulmi ishte planifikuar të kryhej në takimin e opozitës iraniane në Paris. Pjesë e këtij takimi ishte dhe Pandeli Majko dhe politikanë të tjerë të SHBA dhe BE që mbështesin ndryshimin e regjimit politik aktual në Iran. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Ushtria izraelite pretendon se ka vrarë komandantin e lartë të Hamasit në Al-Shifa 9 minuta më parë
Lajme Franca mbyll faqen e interneti që pretendonte se po rekrutonte vullnetarë për të luftuar në Ukrainë 16 minuta më parë