Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Amerika jep pesë milionë për Shqipërinë, Edi Rama: SHBA do ta rrisë shumën

NULL NULL
19.02.2020 22:44

Në Konferencën e Donatorëve të mbajtur më 17 shkurt në Bruksel, Shtetet e Bashkuara deklaruan se do të jepnin pesë milionë dollarë për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar.

Kryeministri Edi Rama, ka falënderuar ambasadoren e ShBA-së, Yuri Kim që i ka dhënë lajmin e mirë se Amerika do të rrisë shumën për Rindërtimin.

Reagimi i tij erdhi pas takimit mes tyre gjatë pasdites së sotme.

Në Twitter, kreu i qeverisë shqiptare siguroi transparencën për donacionet e dhëna nga shtetet pjesëmarrëse në Konferencën e Donatorëve.

“Falënderoj ambasadoren e SHBA për lajmin e mirë se ShBA do ta rrisin shumën e deklaruar në Bruksel për Rindërtimin “-tha Rama.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.