Amerika garanton: Asociacioni vetëm sipas Kushtetutës (VIDEO) NULL NULL nga Besnik Tahiri 31.01.2023 20:29 nga Besnik Tahiri 31.01.2023 20:29 Flamuri i Shteteve të Bashkuara dhe ai i Kosovës ishin në krye të vendit në hapësirat e ambasadës amerikane. Qysh në ora 10:00 të ditës të ftuarit e shumtë nisën të mblidhen në selinë e Uashingtonit në kryeqytetin kosovar, ku u thirr diskutim për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Nikoqiri, ambasadori Jeffrey Hovenier, pas diskutimit ku morën pjesë zyrtarë qeveritarë, përfaqësues të shoqërisë civile, liderë politikë e anëtarë të korit diplomatik, iu drejtua oponinit me deklaratë. “Partneriteti jonë me Kosovën është i palëkundur .Biseda e sotshme reflekton miqësinë tonë të thellë dhe të gjatë me popullin e Kosovës. Ne deshëm të kuptojmë perspektivat e pjesëmarrësve për Asociacionin. Çka mund të jetë? Se si mund të kryej punë për qytetarët e Kosovës, por edhe atë se çfarë kapacitete s’mund t’i ketë e çfarë mund t’i ketë”, tha ai, njofton Klan Kosova. Hovenier, shtoi se nga dora e pare u dëgjuan pikëpamjet e pjesëmarrësve për zbatimin e AKS-së, dhe se si kjo mund të realizohet në mënyrë që siguron të ardhmen e Kosovës shtet sovran, i pavarur, multientik e demokratik. Mes tjerash ai thotë se u shfaqën pikëpamje se si Asociacioni mund të ndihmojë në adresimin e çështjeve dhe nevojave që janë fundamentale për secilin komunitet dhe për të gjitha funksionet që të gjitha komunat në Kosovë janë përgjegjëse sikur që janë: Arsimimi, kujdesi shëndetësor, zhvillimi lokal ekonomik. “Përderisa, disa zyrtarë amerikan e kanë thënë edhe unë po ashtu dua të jem shumë i qartë për pozicionin e SHBA-ve. Ne nuk mbështesim asnjë marrëveshje që shkel Kushtetutën e Kosovës, që nuk është konsistente me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të 2015-ës , apo që kërcënon sovranitetin e Kosovës, pavarësinë, karakterin multientik apo institucionet e saj demokratike”.
Kosova Tahiri: Si opozitë s’jemi ne përgjegjës t’i japim drejtim çështjes së Asociacionit, por Kurti 2 months
Kosova PDK: Qeveria Kurti po e zhyt vendin në krizë, propozojmë shfuqizimin e rivlerësimit për tatim në pronë 2 months