Amerika e nderon ambasadorin Ismaili - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Amerika e nderon ambasadorin Ismaili

NULL NULL
27/05/2015

Ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Akan Ismaili, është dekoruar me medaljen për “Shërbim të shquar” nga Garda Kombëtare e shtetit të Iowa-s, në një ceremoni të veçantë ushtarake, e cila u mbajt në Kampin Dodge, në qytetin Johnston të Iowa-s.

Sipas një njoftimi të Ministrisë së  Jashtme të Kosovës, në këtë ceremoni u dekoruan edhe disa oficerë të Gardës Kombëtare të Iowa-s për shërbimin e tyre të dalluar, ndërsa i pranishëm ishte edhe Guvernatori i shtetit, të Iowa-s,  Terry Branstad, dhe shefi i Byrosë së Gardës Kombëtare të SHBA-së, gjenerali Frank J. Grass.