Amerika bombardon një spital në Afganistan, 3 të vdekur 30 të humbur - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Amerika bombardon një spital në Afganistan, 3 të vdekur 30 të humbur

NULL NULL
03/10/2015

Një klinikë është bombarduar në qytetin Konduz në veri të Afganistanit, duke lënë të vdekur 3 punonjës mjekësorë, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.

Autoritetet kanë thënë se edhe 30 persona ende nuk janë gjetur kurse asnjë detaj rreth kombësisë së viktimave nuk është bërë i ditur.

Në një deklaratë të ushtrisë amerikane është thënë se sulmi ajror që ata kanë bërë “mund të ketë shkaktuar dëme edhe një objektit mjekësor aty pranë”.

Trupat talebane janë përplasur me ato qeveritare që kur militantët e kishin pushtuar qytetin ditë më parë.

Konduzi është qendra e parë e madhe urbane që ka rënë në duart e talebanëve në 14 vjet.