Amerika, Anglia dhe Australia bien dakord për projektin e nëndetëseve bërthamore - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Amerika, Anglia dhe Australia bien dakord për projektin e nëndetëseve bërthamore

NULL NULL
14.03.2023 08:39
Aukus

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe dhe Australia kanë zbuluar detaje të planit të tyre për të krijuar një flotë të re nëndetësesh me energji bërthamore, që synon të kundërshtojë ndikimin e Kinës në rajonin Indo-Paqësor.

Sipas paktit Aukus, Australia do të marrë nëndetëset e saj të para me energji bërthamore – të paktën tre – nga ShBA-ja, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Aleatët do të punojnë gjithashtu për të krijuar një flotë të re duke përdorur teknologjinë më të avancuar, duke përfshirë reaktorët Rolls-Royce të prodhuar në Mbretërinë e Bashkuar.

Pekini tha se marrëveshja e madhe detare “dëmton paqen dhe stabilitetin”.

Misioni i Kinës në OKB akuzoi gjithashtu aleatët perëndimorë për frenim të përpjekjeve për mospërhapjen bërthamore.

Por presidenti amerikan Joe Biden tha se marrëveshja kishte për qëllim forcimin e paqes në rajon dhe theksoi se nëndetëset do të jenë “me energji bërthamore, jo të armatosura bërthamore”.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

klankosova.tv