Ambasadorja gjermane në Shqipëri fton prokurorinë ta përmirësojë punën e vet - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ambasadorja gjermane në Shqipëri fton prokurorinë ta përmirësojë punën e vet

NULL NULL
09/09/2018

Ambasadorja gjermane në Shqipëri, Sussane Schutz të dielën ka vizituar Shkodrën.

Diplomatja gjermane nuk la pa komentuar edhe ngjarjet e ndodhura kohëve të fundit në këtë qytet.

Ajo i bëri thirrje prokurorisë të bëjë më shumë në lidhje me luftën kundër krimit. Dhe theksoi se Prokuroria dhe Policia të përmirësojnë punën për rastet e konstatuara.

“Shqipëria ka shënuar përmirësimet e veta në këtë fushë, por duhet të bëjë edhe më shumë në luftën kundër krimit të organizuar. Ka pasur zhvillime pozitive deri diku, por të gjitha përpjekjet duhet të vijojnë edhe më tej. Prokuroria dhe policia do të duhet të përmirësojnë punën e tyre sa i përket hetimeve të rasteve të konstatuar. Shpresojmë që edhe bashkëpunimi me ndërkombëtarët të intesifikojë edhe më tej punën”.

Sa i përket ecurisë në procesin e anëtarësimit në BE, Sussane Schutz tha se duhet të bëhet më shumë në 5 prioritetet kyçe, duke veçuar luftën kundër krimit dhe korrupsionit shkruan abcnews.al, transmeton Klan Kosova.

Ajo tha se procesi i Vettingut ka dhënë rezultatet e para, po sipas saj ky është një proces që duhet të vazhdojë.

“Gjermania vazhdon të jetë e angazhuar me faktin që Shqipëria të mund të përparojë në rrugën e saj drejt BE. Ne do të kishim dashur të merrnin një vendim pozitiv për hapjen e negociatave që në qershor, por Gjermania shikon se ka një sërë gjerash që duhet të bëheshin ende derisa të mbërrihet në këtë vendim, sic janë 5 prioritetet kyce, në mënyrë të veçantë lufta kundër krimit dhe korrupsionit. Shpresojmë që deri vitin e ardhshëm të shikojmë përparim në këto dy pika”.