Ambasadorja e SHBA-së në Mal të Zi: Deputetët duhet të marrin vendime të mençura për të mirën e popullit NULL NULL 4 months më parë 4 months më parë Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Mal të Zi, Judy Rising Reinke, ka thënë se nuk i takon SHBA-së të vendosë nëse një qeveri e re apo rikonstruktimi i zgjedhjeve ekzistuese ose të parakohshme janë mënyra për ta arritur stabilitetin në kuvendin malazez. Ajo ka theksuar se ky duhet të jetë vendim i qytetarëve të Malit të Zi, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës përpiqen për “një Mal të Zi të qëndrueshëm, i cili i shërben popullit të tij dhe u jep atyre mundësinë për sundim të ligjit dhe prosperitetit”. Ajo shpreson që deputetët në Kuvendin e Malit të Zi do të marrin vendime të mençura që do t’i shërbejnë interesit të popullit, e jo interesave personale dhe partiake. “Ata duhet të përfaqësojnë popullin e Malit të Zi, ata duhet të lënë mënjanë çështjet që i ndajnë ata”, tha Rajnke. Ajo tha se ka marrëdhënie shumë të mira me Qeverinë e Malit të Zi dhe deputetët dhe se kjo ishte një periudhë konstruktive. “Sigurisht që jam e njoftuar për këtë diskutim të vazhdueshëm. Ne do ta mbështesim Malin e Zi si shtet, gjegjësisht qytetarët e tij. Kjo është ajo që ka rëndësi dhe qeveria është pasqyrë e vullnetit demokratik të popullit. Për sa kohë që këto vlera respektohen, ne mund të mbështesim fuqishëm të gjitha ato që janë vendime të qeverisë”, shkruan Vijesti, transmeton Klankosova.tv.
Lajme Scholz paralajmëron vizitë në Ballkanin Perëndimor: Integrimi i tyre është në interesat tona 19.05.2022 11: 33
Kosova Ambasadori i Kosovës në Austri shkon në vendin e ngjarjes ku u aksidentua autobusi nga Kosova 19.05.2022 11: 26