Ambasadorja e Izraelit e falënderon Kurtin për mbështetjen NULL NULL 02.10.2024 09:44 02.10.2024 09:44 Albin Kurti dhe Tamara Ziv Ambasadorja e Izraelit në Kosovë Tamar Ziv, e ka falënderuar për mbështetje kryeministrin Albin Kurti. Ziv falënderimin e bëri në gjuhën shqipe. “Ju faleminderit ngrohtësisht për mbështetjen tuaj të çmuar, Shkëlqesia Juaj Kryeministër z. Albin Kurti”, ka shkruar ajo në X. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dënuar sulmin e Iranit ndaj Izraelit, në të cilin, siç tha ai, janë lëshuar rreth 200 raketa. Kurti u shpreh se mbështesin përpjekjet për arritjen e një armëpushim të menjëhershëm. Ju faleminderit ngrohtësisht për mbështetjen tuaj të çmuar, Shkëlqesia Juaj Kryeministër z. @albinkurti.#Israel #Kosova 🇮🇱 🤝🇽🇰 https://t.co/q6hqtxHZ0b — Tammy Ziv 🇮🇱 (@AmbTammyZiv) October 1, 2024 Kurti dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit: Mbështesim përpjekjet për armëpushim të menjëhershëm *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti dhe Sveçla takojnë shefin e EULEX-it, diskutohet edhe për dezinformimin dhe lajmet e rreme 12 orë më parë
Kosova "Qeveria më e ndershme që e ka pasur Republika e Kosovës" - Rexhaj flet për qeverinë Kurti 15 orë më parë