9:53, 9 Nëntor 2019

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj, sot ka kujtuar 30 vjetorin e rënies së Murit të Berlinit duke thënë se Perdja e Hekurt e komunizmit u rrënua përfundimisht në këtë datë.

Ai përmes një statusi në Facebook uroi kombin gjerman për këtë ditë historike, njofton Klan Kosova.

“Sot mbushen 30 Vjet nga Rënia e Murit të Berlinit. Gjermania u Bashkua dhe Perdja e Hekurt e komunizmit u rrënua përfundimisht. Bota e lirë atëbotë dhe sot ka arsye të festojë sepse asnjë tirani, asnjë ndarje, nuk mundet ta mposhtë vullnetin e kombeve për liri! Edhe me 9 Nëntor të vitit 1989 por edhe me 12 Qershor të vitit 1999! Urime Gjermanisë, Kombit gjerman dhe krejt botës së lirë!”, shkroi ai.

Konkurs Pune

Lexo më shumë