21:45, 16 Korrik 2019

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, ka reaguar pas dëmtimit të gurëve të varrezave ortodokse serbe në Komunën e Lipjanit.

Kosnett përmes një shkrimi të bërë në llogarinë e tij në Twitter, ka pyetur se si po reagon Kosova ndaj dëmtimeve të këtyre varrezave, njofton Klan Kosova.

”Në Liritë Fetare Ndërkombëtare rreth 1 mijë liderë duke përfshirë edhe ata nga Kosova takohen në Washington për të diskutuar për lirinë fetare. Si po përgjigjet Kosova dëmtimit të turpshëm të varrezave në Lipjan? Shprehja e sigurt fetare, kërkon respektimin e komuniteteve dhe veprimin e shpejtë të drejtësisë”, ka shkruar Kosnett.

Konkurs Pune

Lexo më shumë