22:31, 5 Dhjetor 2018

Ambasadori kinez në Beograd, Li Manchang, tha gjatë një bisede me me studentët e Universitetit të Beogradit ka thënë në Kosovë nuk do të ketë luftë, raporton B92, përcjell Klan Kosova.

Li në tribunën “Vendi dhe roli i Kinës në rendin global e sidomos në Ballkan e Serbi”, duke u përgjigjur në pyetjet e studentëve se a do t’i ofrojë Kina ndihmë Serbisë po ndodhi konflikti në Kosovë, është përgjigjur me pyetjen: “Pse të luftojmë, kur mund të flasim?”

“Nuk do të ketë luftë, pse të kundërvihemi kur mund të ulemi e të bisedojmë. Politika e jashtme kineze përpiqet për zgjidhje paqësore”, ka thënë Li.

Ai përsëriti se Kina respekton Serbinë, integritetin territorial si dhe pavarësinë e saj.

“Tajvani është pjesë përbërëse e Kinës. Ajo është provincë jona dhe ne e falënderojmë shumë Qeverinë e Serbisë dhe popullin serb që e përkrahin Kinën në këtë pikëpamje.

“Nga ana tjetër, ne nuk e njohim Kosovën dhe mendojmë se çështja e saj duhet të zgjidhet në kuadër të Rezolutës 1244 dhe me dialog”.

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë