Ambasadori italian viziton Flamurtarin, i jep mbështetje futbollistit serb NULL NULL 25.02.2020 15:20 25.02.2020 15:20 Ambasadori i Italisë në Kosovë Nicola Orlanda, sot e ka vizituar klubin e futbollit “Flamurtari”. Orlanda, i ka dhënë përkrahje të plotë futbollistit serb Ilija Ivic pas zhvillimeve të fundit me të. “Sot patëm nderin të na vizitojë ambasodori Italian SH.T. Nicola Orlanda. i cili si shumë ambasada të huaja në vendin tonë na dha përkrahje neve dhe futbollistit Ilija Ivic për hapin e ndërmarrë. Njëkohësisht ambasadori na premtoi bashkëpunim me klubet Italiane në fushën e shkollave të futbollit, ne e njoftuam për vështersitë e klubit dhe me funksionimin e klubit në rrethanat aktuale, Faleminderit Ambasador”, shkruhet në postimin e KF Flamurtarit në Facebook. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Zvicra publikon fanellat për Evropian, Xhaka: Mezi pres që së shpejti t'i vesh 10 orë më parë