8:38, 13 Qershor 2019

Ambasadori italian në Beograd, Carlo lo Caso ka thënë se status quo-ja nuk është e qëndrueshme.

Ai për gazetën “Blic” ka deklaruar se arritja e marrëveshjes në mes të Beogradit dhe Prishtinës është parakusht për vazhdimin e procesit të pranimit në BE dhe se është pjesë përbërëse e negociatave për pranim të Serbinë, transmeton Klan Kosova.

“Ne kemi vlerësuar pozitivisht përpjekjet e Serbisë në dialog që duhet të çojë në një zgjidhje kompromisi”, tha ai.

I pyetur për qëndrimin e Italisë në lidhje me taksën dhe ngjarjet e fundit në Kosovë, Lo Caso tha se vendi i tij i ka kërkuar në mënyrë të përsëritur Prishtinës që ta heqë taksën sa më shpejt që të jetë e mundur për të vazhduar dialogun.

“Ne e vlerësojmë shumë qëndrimin e përgjegjshëm që lidershipi serb mori në fillim të krizës”, tha ai, duke shtuar se Italia pret që Kosova të veprojë në frymën e dialogut, transmeton Klan Kosova.

Konkurs Pune

Lexo më shumë