Ambasadori i Xhibutit në Arabinë Saudite shkruan për vdekjen e Rexhep Bojës

Ambasadori i Xhibutit në Arabinë Saudite shkruan për vdekjen e Rexhep Bojës

NULL NULL
5 days më parë

Ambasadori i Xhibutit në Arabinë Saudite, Dya Bamakhrama, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e teologut kosovar Rexhep Boja.

Ai nëpërmjet një postimi në Twitter uroi që Zoti ta mëshirojë shpirtin e ish-ambasadorit të Kosovës në vendin ku Bamakhrama punon, njofton Klankosova.tv.

“Zoti e mëshiroftë shpirtin e mikut tim, Dr Rajab Boja, ish Ambasador i Kosovës në Arabinë Saudite, i cili ndërroi jetë në Kosovë. Ngushëllime të sinqerta familjes së tij”.

Rexhep Boja, ish-kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës për tri mandate dhe ish-ambasadori i Kosovës në Arabinë Saudite, vdiq në moshën 75 vjeçare pas një sulmi në zemër.