Ambasadori i Shqipërisë konfirmon përkrahjen për Policinë e Kosovës - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ambasadori i Shqipërisë konfirmon përkrahjen për Policinë e Kosovës

NULL NULL
13.03.2023 19:18

Drejtori i përgjithshëm i policisë Gazmend Hoxha, ka pritur në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë Qemajl Minxhozin.

Hoxha dhe Minxhozi, diskutuan për avancimin e bashkëpunimit.

“Drejtori i përgjithshëm e falënderoi ambasadorin për përkrahjen e deritanishme dhe theksoi se Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në përmbushjen e objektivave të saj duke u angazhuar në kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive ligjore në funksion të sigurisë së përgjithshme. Ata u zotuan dhe shprehën gatishmërinë për avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit të ndërsjellë”, thuhet në njoftimin e policisë përcjell Klankosova.tv

Në anën tjetër, Minxhozi ka konfirmuar përkrahjen për Policinë e Kosovës.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.