Ambasadori i Kosovës në Shkup viziton të burgosurit - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ambasadori i Kosovës në Shkup viziton të burgosurit

NULL NULL
15/05/2015
Ambasadori i Kosovës në Maqedoni, Ylber Hysa ka vizituar të burgosurit në burgun hetues në Shutkë, njofton portali Aktuale.mk.

Zyrtarë kosovarë kanë vizituar sot të burgosurit në burgun hetues Shutkë të Shkupit, njoftoi portali Aktuale.mk.

Sipas burimit të njëjtë, në mesin e këtyre vizitorëve ka qenë edhe ambasadori i Kosovës në Shkup, Ylber Hysa, i cili i ka vizituar të burgosurit, në mesin e tyre edhe Sami Ukshinin-Sokolin.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës dje kishte marrë listën e qytetarëve kosovarë të arrestuar në Kumanovë.

Sipas listës, janë gjithsej 23 shtetas kosovarë që janë arrestuar në incidentin e armatosur në Kumanovë të Maqedonisë.