Ambasadori i Kosovës në Francë: Ngjarjet e Parisit, të tmerrshme NULL NULL 14.11.2015 00:10 14.11.2015 00:10 Ambasadori i Kosovës në Francë, Muhamed Kullashi, i ka cilësuar ngjarjet e sotme në Paris, si një nga më të tmerrshmet këto kohët e fundit. Në një lidhje direkte, përmes telefonit, në Ora e Fundit në Klan Kosova, ai ka thënë se Presidenti i Francës, Francois Hollande, aktualisht është duke zhvilluar një takim në Ministrinë e Punëve të Brendshme me akterët kryesorë të shtetit, ku po diskutojnë për veprimet që duhet t’i marrin për t’i zbardhur sulmet e sotme. Kullashi ka pohuar se ende nuk ka shifra zyrtare për numrin e të vdekurve, por, sipas tij, ky numër ka kaluar mbi 40. Ambasadori kosovar ne Francë ka thënë se nuk ka qenë jashtë në qytet kur kanë ndodhur sulmet. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Do të bashkëpunojmë me FSK-në për të mbështetur sigurinë në rajon 3 orë më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 3 orë më parë