Ambasadori i Japonisë në Kosovë uron Kurtin për fitoren në zgjedhjet e 14 shkurtit

Ambasadori i Japonisë në Kosovë uron Kurtin për fitoren në zgjedhjet e 14 shkurtit

NULL NULL
1 month më parë

Ambasadorin e Japonisë në Kosovë, z. Ogasaëara Mitsunori, të shoqëruar nga sekretarja e dytë, znj. Kurimoto Kay, dhe këshilltari, Arbër Myftari, i priti sot në takim kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, bashkë me deputeten dhe kryetaren e grupit ndërparlamentar për miqësi me Japoninë në legjislaturën e kaluar, Mimoza Kusari-Lila, deputetin Artan Abrashi, që ishte pjesë e këtij grupi për miqësi, dhe asistenten ekzekutive, Valë Gjonbalaj.

Mitsunori e uroi Kurtin për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, dhe për fitoren e arritur në këto zgjedhje.

Ai tha se pret që me formimin e institucioneve të reja të vazhdojë bashkëpunimi për thellimin e partneritetit dhe miqësisë mes dy vendeve tona.

“Kryeministri në ardhje, Albin Kurti e falënderoi për urimin, dhe duke ndarë të njëjtën bindje për marrëdhëniet bilaterale mes dy shteteve tona, e njoftoi ambasadorin edhe me disa prej prioriteteve të qeverisjes tonë. Krahas përballjes me pandeminë, punësimit dhe drejtësisë, qeveria e re është e përcaktuar t’i mbështesë të rinjtë në fushën e inovacionit dhe teknologjisë. Deri më tani me një mbështetje të vogël, e në pjesën më të madhe të munguar nga shteti, rinia jonë ka demonstruar një talent të lartë e të çmueshëm në ndërmarrësi dhe teknologji. Ne jemi të interesuar që ata të kenë sa më shumë hapësirë e mundësi. Të dy palët shprehën gatishmërinë për bashkëpunim të shtuar ekonomik e kulturor midis dy shteteve tona”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje në Facebook, transmeton Klan Kosova.