22:01, 10 Shkurt 2019

Vendimi i rrëzimit për burgim të përjetshëm ndaj Dritan Dajtit nga Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda është komentuar edhe nga ambasadori i BE-së në Tiranë.

Në një status në profilin e tij në “Twitter”, Luigi Soreca ka komentuar se ndryshimi i masës së dënimit për Dajtin, duhet vlerësuar nga KLGJ-ja dhe Prokurori i Përgjithshëm.

“Vendimi i Gjykatës së Apelit për zvogëlimin e dënimit të të pandehurit të dënuar për vrasjen e 4 policëve bën thirrje për vlerësim urgjent nga KLGJ dhe Prokurori i Përgjithshëm. Justerereform është i pakthyeshëm dhe do të mbulojë të gjitha nivelet e juridiksionit”, – shkruan Soreca. / Gazeta Shqip/