Ambasadori Hovenier uron Kosovën: Ishim me ju që nga fillimi, jemi me ju tash dhe u qëndrojmë përkrah viteve në vijim (VIDEO) NULL NULL 12.06.2024 11:33 12.06.2024 11:33 Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, me rastin e 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës, është shprehur krenar për partneritetin e ndërsjellë mes dy vendeve. Ndërsa ka uruar Ditën e Çlirimit, Hovenier madje ka ndarë një mesazh emocionues se SHBA u qëndroi pranë kosovarëve që nga fillimi, dhe siguron se u janë pranë edhe tash por edhe në të ardhmen, transmeton klankosova.tv. ”Ne qëndrojmë me krenari dhe plotësisht përkrah popullit të Kosovës. Kemi qenë me ju që nga fillimi. Jemi me ju tash. Dhe mirëpresim të qëndrojmë përkrah jush në vitet në vijim. Urime”, ka thënë mes tjerash, Hovenier. My message to the Kosovan people as we commemorate together 25 years since NATO forces entered Kosovo: pic.twitter.com/UNF6f9d6MG — Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) June 12, 2024 *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Limaj për Kurtin: Ka gjetur vendin më të gabuar t'i shpalos idetë e tij leniniste, e ku në Pejë 2 orë më parë
Kosova Kryeziu: Nga partia në pushtet kemi parë një sulm ndaj analistëve dhe mediave të caktuara gjatë kësaj fushate 2 orë më parë