Ambasadori Hovenier në darkë ribashkimi me negociatorët e bisedimeve të Vjenës - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ambasadori Hovenier në darkë ribashkimi me negociatorët e bisedimeve të Vjenës

NULL NULL
31/05/2022

Negociatorët e vitit 2006/2007 të bisedimeve të Vjenës kanë darkuar sonte me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier.

Ambasadori Hovenier e ka cilësuar këtë takim “darkë ribashkimi e ‘Ekipit të Unitetit’ të Kosovës”, ndërsa shprehet se e kanë kujtuar të kaluarën nën udhëheqjen e, siç shkruan, të shkëlqyer të Martti Ahtisaarit dhe arritjet e shumta të Kosovës që atëherë, përcjell klankosova.tv.

“Mirënjohës për pritjen e miqve të vjetër për një darkë ribashkimi të ‘Ekipit të Unitetit’ të Kosovës, negociatorë në bisedimet e Vjenës 2006/2007. Ndërsa kujtuam të kaluarën, udhëheqjen e shkëlqyer të Martti Ahtisaarit dhe arritjet e shumta të Kosovës që atëherë, diskutimet tona u fokusuan në dëshirën tonë të përbashkët që Kosova të realizojë të ardhmen e saj evropiane dhe euroatlantike’ ”, thuhet në reagimin e ambasadës amerikane në facebook, përcjell klankosova.tv.