Ambasadori Hovenier: Amerika është krenare për partneritetin me FSK-në NULL NULL 21.02.2023 12:05 21.02.2023 12:05 Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka shprehur mirënjohjen e thellë për Forcën e Sigurisë së Kosovës pasi pjesëtarët e saj u kthyen mbrëmë nga Turqia ku morën pjesë në operacionin e kërkim-shpëtimit pas tërmetit. Hovenier tha se ekipi i FSK-së u kthye pasi kreu operacione të suksesshme të ndihmës në Turqi ku shpëtuan disa jetë, njofton Klankosova.tv. “Shtetet e Bashkuara shprehin mirënjohjen e tyre të thellë për FSK, ekipet e kërkim-shpëtimit dhe ekipet mjekësore ndërsa kthehen në shtëpi në Kosovë. Ekipi i FSK-së kreu operacione të suksesshme të ndihmës në Turqi dhe shpëtoi disa jetë. SHBA-të janë një partner krenar i FSK-së”, ka shkruar ai në Twitter. Kujtojmë se pjesëtarët e FSK-së mbrëmë morën medalje nga kryeministri Albin Kurti dhe sot u dekoruan nga presidentja, Vjosa Osmani. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS. The United States expresses its deep gratitude to the @KSF_Kosova search & rescue and medical teams as they return home to Kosovo. The KSF team conducted successful assistance operations in Türkiye and saved several lives. The U.S. is a proud partner to the KSF. 🇽🇰🇺🇸 https://t.co/51BBWtp5yB — Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) February 21, 2023