Ambasadori Hargreaves viziton “Comoditan”, mahnitet me fabrikën dhe numrin e grave të punësuara (VIDEO) NULL NULL 19.09.2024 17:47 19.09.2024 17:47 Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, takon aksionarin e Devolli Corporation, Shkëlqim Devolli Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves i ka bërë një vizitë fabrikës “Comodita” në Gjakovë, kompani kjo e cila po sfidon standardet e prodhimit dhe inovacionit në Kosovë. Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, viziton Comoditan, dhe takon aksionarin e Devolli Corporation, Shkëlqim Devolli Ambasadori tha se ishte i mahnitur nga fabrika e mbushur me makina moderne dhe produkte që flasin për artizanatin e kamotshëm të prodhimtarisë. Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, viziton Comoditan, dhe takon aksionarin e Devolli Corporation, Shkëlqim Devolli Hargreaves, gjatë turit që i bëri fabrikës, u takua me aksionarin Shkëlqim Devolli me bashkëpunëtorë, ndërsa u njoftua për së afërmi edhe me linjat e prodhimit, ku çdo ndalesë tregonte përkushtimin dhe inovacionin. Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, viziton Comoditan, dhe takon aksionarin e Devolli Corporation, Shkëlqim Devolli “Kam qenë në dyqanet e Comoditas, por këtu kisha mundësi edhe të shoh produktet por edhe mënyrën se si prodhohen”, tha ai për Klan Kosova. I njëjti ishte i befasuar nga numri i grave të punësuara në kompani, gjë kjo e cila, sipas tij, ndodh rrallë në Kosovë. Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, viziton Comoditan, dhe takon aksionarin e Devolli Corporation, Shkëlqim Devolli “Numri i grave të punësuara këtu ishte i habitshëm, marrë parasysh nivelin e punësimit të grave në Kosovë”, shtoi ai. Teksa foli për kualitetin që pa tek produktet, ai tha se diskutuan edhe për mundësitë e bashkëpunimit me tregun anglez. “Comodita Home” është industria në të cilën rreth 2 mijë qytetarë janë në marrëdhënie pune. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Ekonomi Një tjetër aktvendim i Komerciales i kërkon ZRrE-së pezullimin e vendimit për rrymën e bizneseve 5 days
Ekonomi LBK: Vendimi i Gjykatës, hap i rëndësishëm për mbrojtjen e interesave të ekonomisë vendore 2 weeks