Ambasadori gjerman takon Rakiqin: Akterët politikë duhet të tregojnë maturi politike NULL NULL 6 days më parë 6 days më parë Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë Jorn Rohde ka takuar sot kryetarin e Listës Serbe Goran Rakiq. Në takim u diskutua për zhvillimet dhe ngjarjet e fundit politike në Kosovë, pas akuzave për manipulim të votave nga Lista Serbe. Temë e takimit ishte edhe sulmi fizik ndaj djalit të politikanit serb Nenad Rashiq. Diplomati gjerman ka kërkuar që të gjithë akterët politikë të tregojnë maturi politike. “Sapo u takova me Goran Rakiq. Diskutuam për zgjedhjet dhe zhvillimet e fundit politike. Nënvizova rëndësinë që të gjithë akterët të shfaqin pjekuri politike”. Just met Acting DPM Goran Rakic and discussed the elections and recent events and political developments. Underlined importance that all stakeholders now display political maturity pic.twitter.com/XhJkO2asBG — Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) February 23, 2021