Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ambasadori gjerman në Mal të Zi: Së bashku me Francën do ta ndihmojmë dialogun Kosovë-Serbi

NULL NULL
03.07.2020 11:00

Gjermania, e cila mori përsipër presidencën e Këshillit të Bashkimit  më 1 korrik, së bashku me Francën, është e gatshme të ndihmojë në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, nëse është e nevojshme.

Kështu tha ambasadori gjerman në Podgoricë, Robert Weber.

“Përfaqësuesi Special i BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale në Ballkanin Perëndimor, Mirosllav Lajçak, njoftoi se dialogu i sponsorizuar nga BE do të rifillojë zyrtarisht në korrik. Ne mbështesim shprehimisht Përfaqësuesin Special në këtë dhe së bashku me Francën jemi të gatshëm të ofrojmë ndihmë, nëse është e nevojshme, “i tha Weber gazetës “Pobjeda” të Podgoricës, transmeton Klan Kosova.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme