Ambasadori gjerman me reagim përkrahës pas raportit të KE-së për Kosovën NULL NULL 10.05.2023 15:00 10.05.2023 15:00 Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Joachim Röhde, e ka pritur me pozitivitet miratimin e raportit të vitit 2022, të Komisionit Evropian për Kosovën. “Përkrahje të plotë gjermane për ambiciet evropiane të Kosovës”, ka shkruar Rohde në Tëitter pasi e ka shpërndarë postimin e raportueses për Kosovën në PE, Viola Von Crammonit. “Siç është nënvizuar sërish nga kancelari Scholz në fjalimin e tij para parlamentit evropian. Të gjitha shtetet duhet të bëhen pjesë e familjes së Bashkimit Evropian”, ka shkruar Röhdeja në Twitter. Përndryshe, Parlamenti Evropian e ka miratuar sot raportin e vitit 2022, të Komisionit Evropian për Kosovën. Në të njëjtin raport mirëpritet aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, përcjell klankosova.tv. Raporti rëndit po ashtu thirrjen e shteteve anëtare të BE-së që s’e kanë njohur ende Kosovën, që ta bëjnë këtë pa vonesë të mëtejshme dhe ta hapin rrugën e Kosovës në integrimin evropian.