Ambasadori gjerman i kthen përgjigje Pacollit: Lehtësimi i vizave nuk është liberalizim i vizave NULL NULL 14.05.2020 18:58 14.05.2020 18:58 Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Christian Heldt, ka reaguar ndaj ish-ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili kishte pyetur se pse është lehtësuar procesi i liberalizimit të vizave për Bjellorusinë dhe jo për Kosovën. Heldt i ktheu përgjigje Pacollit duke i thënë se duhet të sqarohet sepse vetëm është lehtësuar procesi i liberalizimit të vizave për Bjellorusinë. “Epo, pse s’duhet ne që për hir të njerëzve atje të bëjmë atë që aplikojmë në Kosovë që nga pavarësia në vitin 2008? Lehtësimi i vizave nuk është liberalizim i vizave. Vetëm sa për të sqaruar se për çfarë po flasim”, ka shkruar Heldt në Twitter. Well, why shouldn't we for the sake of people there do what we apply in #Kosovo since independence in 2008? Visa facilitation is not visa liberalisation. Just to clarify what we're talking about. — Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) May 14, 2020 Këtu më poshtë keni detaje për deklaratën e Pacollit: BE ia lehtëson liberalizimin e vizave Bjellorusisë, reagon Pacolli *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Çitaku për zgjedhjen e dy nënkryetarëve të PDK-së: Zonja për të cilat ka nevojë Kosova 4 orë më parë
Kosova Suspendohet zyrtari policor, dyshohet se kontrabandoi mallra në vlerë mbi 4 mijë euro 4 orë më parë