Ambasadori francez: Zgjedhjet me kaq pak votues nuk kontribuojnë në një zgjidhje politike - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ambasadori francez: Zgjedhjet me kaq pak votues nuk kontribuojnë në një zgjidhje politike

NULL NULL
23.04.2023 21:38

Ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guerot, ka reaguar në lidhje me zgjedhjet që janë mbajtur sot, në katër komunat veriore.

Guerot thotë se zgjedhjet me kaq pak votues nuk kontribuojnë në një zgjidhje politike, teksa ka shtuar se tani është koha për të zbatuar ujdinë që është arritur në Ohër, njofton Klankosova.tv.

“Zgjedhjet me kaq pak votues nuk kontribuojnë në një zgjidhje politike. Na vjen keq që disa parti nuk morën pjesë. Tani është koha për të zbatuar marrëveshjen e Ohrit”, ka shkruar Guerot në rrjetin social Twitter.