Ambasadori francez në Serbi: Dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit – faktor stabiliteti në Ballkanin Perëndimor NULL NULL 13.07.2020 13:26 13.07.2020 13:26 Ambasadori francez në Serbi, Jean-Louis Falconi tha sot se Franca është e përkushtuar për stabilitetin e qëndrueshëm të Ballkanit Perëndimor, që është, veç të tjerash, edhe kuptimi i samitit midis Beogradit dhe Prishtinës të mbajtur më 10 korrik në Paris. Në një deklaratë zyrtare me rastin e 14 korrikut, festës kombëtare franceze, Falconi theksoi se stabiliteti i Ballkanit Perëndimor në masë të madhe varet nga vazhdimi i dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës, raporton e përditshmja beogradase “Danas”.. “Ky është kuptimi i samitit midis Beogradit dhe Prishtinës, i cili u mbajt në 10 korrik në Paris, përmes video-konferencës, dhe i cili u bashkëkryesua nga Emmanuel Macron dhe Angela Merkel”, tha Falconi, i cili theksoi se presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ranë dakord të vazhdojnë dialogun e ndërprerë në nëntor 2018. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti vizitoi për ngushëllime familjen e gazetarit e shkrimtarit të njohur, Bajram Sefaj 17/03/2024