Lajmet e fundit

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, në një intervistë ekskluzive në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, vjen me rrëfimin e tij për misionin diplomatik katërvjeçar në Prishtinë.
Guerot tregon se momenti më sfidues i mandatit të tij ishte sulmi në Banjskë.
Mes të tjerash, gjatë kësaj interviste, diplomati francez flet për urën e Ibrit, si dhe për raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Aleanca Francë–Kosovë dhe bashkëpunimi për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030” janë gjithashtu ndër temat për të cilat flet Guerot në këtë intervistë.
Ndiqeni në Klan Kosova me fillim nga ora 17:00.