Ambasadori britanik: Jam i tronditur dhe i pikëlluar për vrasjet e dy grave NULL NULL 16.04.2024 18:03 16.04.2024 18:03 Ambasadori i Britanise se Madhe, Jonathan Hargreaves; Foto: Arkiv; Ambasadori i ri i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka thënë se është i tronditur dhe i pikëlluar nga vrasjet brutale të dy grave brenda tre ditëve të fundit. Me anë të një shkrimi në platformën X, ai ka theksuar se ka vetëm një fjalë për ta përshkruar këtë gjë e që është femicidi. “Duke folur me miqtë dhe kolegët këtu, ka qenë emocionuese të shihet se sa pikëllim dhe zemërim ka në shoqëri”. “Mbretëria e Bashkuar qëndron me familjet e viktimave dhe ne do të vazhdojmë të punojmë me ju nëpër institucionet, shoqërinë civile për të trajtuar të gjitha format e dhunës me bazë gjinore, si dhe qëndrimet dhe normat që e mundësojnë atë”, ka thënë Hargreaves. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 24 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 1 day