16:39, 10 Shtator 2019

Ambasadori rus në Beograd, Alexander Botsan-Kharchenko tha sot se deklarata e të dërguarit special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer se “Rusia dëshiron që Ballkani të bëhet një rajon i paqëndrueshëm” është “shqetësuese”.

” Me gjasë shenjat e mbështetjes së stabilitetit janë agresioni ushtarak kundër një vendi sovran, vrasja e njerëzve, shkatërrimi i infrastrukturës, copëtimi i shteteve, ndarja e popujve që jetuan në të njëjtin komunitet, ose imponimi kundër vullnetit edhe megjithë vendimet e ligjvënësve dhe qeverive për të zgjedhur anëtarësimin në NATO, ose për të lavdëruar ziliqarët dhe ‘rrëzimin’ e patriotëve dhe heronjve, duke falsifikuar historinë “, ka shkruar ai me ironi në një postim në Twitter, transmeton Klan Kosova.

Sipas diplomatit rus në Beograd komenti i Palmerit nuk ishte në përputhje me logjikën e shëndoshë dhe ai njëherësh pyeti se pse paqëndrueshmëria dhe mosbesimi janë të nevojshme për Rusinë, kompanitë kryesore të së cilës, sipas tij “së bashku me Serbinë po ndërmarrin projekte të mëdha, bashkëkohore, afatgjata”, transmeton Klan Kosova.

Palmer i bindur se mund të arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi

Konkurs Pune

Lexo më shumë