Ambasadori amerikan: Marrëveshja Kosovë-Serbi është e mundshme gjatë mandateve të Kurtit dhe Vuçiqit - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ambasadori amerikan: Marrëveshja Kosovë-Serbi është e mundshme gjatë mandateve të Kurtit dhe Vuçiqit

NULL NULL
1 month më parë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës përkrahin arritjen e një marrëveshjeje në mes të Kosovës dhe Serbisë e cila do të arrihej në Bruksel e që e cila duhet synim ta ketë njohjen e ndërsjellë.

Kështu është shprehur ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier në një intervistë për KoSSev, derisa ka vizituar për herë të parë Mitrovicën e Veriut.

Ai ka thënë se Amerika mbështet procesin e dialogut duhet shtuar se do të bëjnë gjithçka me partnerët për të.

Hovenier ka theksuar se gjithçka varet nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq. Sipas tij një marrëveshje Prishtinë-Beograd mund të arrihet gjatë mandateve aktuale të tyre, transmeton KlanKosova.tv.

“Ka çështje të vështira që kanë kosto politike. Të dyja palët duhet të angazhohen aktivisht dhe me kreativitet dhe që me urgjencë të caktuar ta arrihet ajo”, është shprehur Hovenier.