Ambasadorët dënojnë djegien e veturave me targa RKS në veri të Kosovës - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ambasadorët dënojnë djegien e veturave me targa RKS në veri të Kosovës

NULL NULL
31.03.2023 14:42
djegia e veturave

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, dhe ai i Gjermanisë, Jorn Rohde, e kanë dënuar djegien e veturave me targa RKS në veri të Kosovës.

Abbott, në llogarinë e tij në Twitter, ai e ka quajtur të papranueshëm këtë veprim, njofton Klan Kosova.

“Djegia e veturave pas ri-regjistrimit në targa RKS në veri të Kosovës është e papranueshme. Të gjithë aktorët seriozë politikë duhet t’i dënojnë këto akte dhune dhe rreziqet që ato paraqesin për stabilitetin dhe qetësinë. Hetimet e shpejta për këtë kriminalitet janë të nevojshme dhe duhet të kryhen me ndjeshmëri dhe seriozitet”.

Po ashtu ëdhe Rohde në llogarinë e tij në Twitter ka thënë se dhuna nuk është kurrë opsion.

“Jam plotësisht dakord. Dhuna nuk është kurrë një opsion! Kam besim të plotë se autoritetet kosovare do t’i hetojnë rastet tërësisht dhe do t’i nxjerrin përgjegjësit para drejtësisë”.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

klankosova.tv