Ambasada ruse në Beograd e quan provokim ndalimin e gazetares ruse në Kosovë NULL NULL 08.08.2022 10:33 08.08.2022 10:33 Ambasada ruse në Beograd ka reaguar duke thënë që arrestimi dhe shpallja “non grata” e ruses Daria Aslamova, paraqet sipas tyre “një tjetër provokim të institucioneve të Kosovës”. “Ndalimi i pabazuar i Daria Aslamovës është një provokim tjetër i institucioneve të përkohshme në Kosovë, shembull i shpërfilljes së plotë të Prishtinës ndaj parimeve themelore demokratike, përfshirë lirinë e mediave. Ne i bëjmë thirrje Sekretariatit të OKB-së, UNMIK-ut, Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ligjit të BE-së. Misioni i Zbatimit dhe organizatat ndërkombëtare ekspertë të dalin menjëherë me një vlerësim publik të ngjarjes”, thuhet në deklaratën e ambasadës ruse, transmeton Klankosova.tv. Aslamova që akuzohet nga shtete të ndryshme se shërben si spiune e inteligjencës ushtarake ruse është ndaluar të shtunën në Kosovë, e më pas pas marrjes në pyetje është liruar dhe më pas larguar nga Kosova. Derisa ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e ka shpallur të dielën atë person “non grata”, duke ia ndaluar hyrjen në Kosovë për pesë vjetët e ardhshme. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Do të bashkëpunojmë me FSK-në për të mbështetur sigurinë në rajon 2 orë më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 3 orë më parë