Ambasada në Jerusalem, Ujkani: Kosova mund të kushtëzohet me bllokim të ndihmave financiare nga BE-ja - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ambasada në Jerusalem, Ujkani: Kosova mund të kushtëzohet me bllokim të ndihmave financiare nga BE-ja

NULL NULL
05/02/2021

Emrush Ujkani, drejtor ekzekutiv i Këshillit të Investitorëve Evropian, ka thënë që reagimi i zyrtarëve të BE-së në lidhje me vendosjen e ambasadës së Kosovës në Jeruzalem ka qenë i pritshëm.

“Ka qenë një reagim i pritur pasi BE-ja si tërësi  dhe shtetet e saj në veçanti, kanë vendosur që të respektojnë rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të mos e njohur Jerusalemin si kryeqytet vetëm të një vendi, por që në një situatë të ardhme të jetë kryeqytet i të dyja vendeve”.

Ujkani në Info Magazine në Klan Kosova, theksoi që Kosova mund të kushtëzohet me bllokim të ndihmave financiare nga BE-ja.

“Reagimi nga Brukseli ka qenë i pritshëm dhe gjykoj që në të ardhmen ky reagim do të vijë duke qenë më i zorshëm dhe duke ju bërë presion institucioneve  tona që Kosova të ndjekë linjën e njëjtë me vendet e BE-së sa i përket çështjes së marrëdhënieve diplomatike me Izraelin; në mënyrë të veçantë vendosjen e përfaqësisë diploamtike në atë vend”.

“Për të kushtëzuar Kosovën është shumë e lehtë. BE-ja synon një rehabilitim ekonomik pastaj duhet stabilitet politik, që një gjë e tillë mund të arrihet vetëm me mbështetjen konsistente nga demokracitë perëndimore”.

“Në këtë drejtim, BE-ja ka mekanizma qoftë të karakterit politik, por edhe më tepër ato të karakterit financiar që mund ta kushtëzojë Kosovën duke i ndërprerë ndihmat e mundshme që i ofron”.

“Këto mund të jenë alternativa të vetme që BE-ja mund t’i përdorë në ntë ardhmen e afërt”.